Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.
Bushati e ka cilësuar këtë deklaratë si të papranueshme dhe të rrezikshme, duke theksuar se një gjuhë e tillë cenon kujtesën e viktimave të luftës.
Sipas tij, në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon ose mbështet spastrimin etnik.
“E papranueshme dhe e rrezikshme gjuha e ministres së qeverisë serbe që mbështet spastrimin etnik në Kosovë. Një fyerje për viktimat, familjet e tyre dhe drejtësinë”, ka deklaruar Bushati.
Ai ka shtuar se Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të distancohet nga deklarata të tilla dhe të respektojë vlerat evropiane, /Demantim News/.