July 14, 2026
1 min read

Përfundimi i misionit diplomatik, Kurti zhvillon takim lamtumirës me ambasadorin e Belgjikës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier.

Gjatë takimit, Kurti e ka falënderuar ambasadorin belg për angazhimin e tij gjatë tre viteve të mandatit në Kosovë, duke vlerësuar kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Në fokus të bisedës ishin mbështetja e vazhdueshme e Belgjikës për Kosovën, zhvillimi ekonomik, rritja e investimeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Të dy palët vlerësuan rëndësinë e vazhdimit të raporteve të mira ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop