July 15, 2026
1 min read

Mblidhet Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, miratohen kuotat për studentët e rinj

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) është mbajtur mbledhja e 45-të e Bordit të Akademisë, e kryesuar nga Kryesuesi i Bordit dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Shpend Shabani, përfaqësuesi i Shërbimit Sprovues të Kosovës, Driton Zogiani, si dhe përfaqësues të OSBE-së dhe zyrtarë të lartë të Akademisë.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje me rëndësi për zhvillimin e Akademisë, ndërsa Bordi miratoi kuotat për pranimin e studentëve në Programin Bachelor “Siguria Publike” për vitin akademik 2026/2027.

Po ashtu, anëtarët e Bordit diskutuan për procesin e riakreditimit të programit të studimeve, përgatitjet për Konferencën e Pestë Shkencore Ndërkombëtare të AKSP-së, si dhe rishikimin e Planit të Trajnimeve për vitin 2026.

Latest from Blog

Go toTop