July 15, 2026
1 min read

Apeli konfirmon dënimin për vrasjen e Martin Canit, Përlleshaj mbetet me 16 vite burg

Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi dënimin e shkallës së parë ndaj Mario Përlleshajt, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e një të mituri tjetër.

Sipas vendimit, Përlleshaj mbetet i dënuar me 16 vite burg për dy vepra penale: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë ndaj të miturit tjetër që kishte mbetur i plagosur, raporton Demantim News.

Më herët, Gjykata e Tiranës kishte caktuar dënimin prej 12 vitesh burg për vrasjen e Martin Canit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes ndaj të miturit tjetër. Pas bashkimit të dënimeve, masa përfundimtare ishte përcaktuar në 16 vite burg.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 18 nëntor 2024, pas një konflikti mes disa të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos një tjetër person.

Me vendimin e Apelit, dënimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë mbetet në fuqi, ndërsa rasti vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të diskutuara në opinionin publik shqiptar.

Latest from Blog

Go toTop