July 15, 2026
1 min read

Kreu i SPAK-ut tregon pse Meta mbahet në burg dhe pse Berisha paraqitet dy herë në muaj në prokurori

Kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, ka komentuar situatën ligjore të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar se nuk mund të japë komente për raste konkrete që janë ende në proces.

I pyetur se përse Meta vazhdon të mbahet në burg, ndërsa Berisha është i detyruar të paraqitet dy herë në muaj në prokurori, Braho tha se çdo person i proceduar ka të drejtë të ndjekë rrugët ligjore për kundërshtimin e masave të vendosura ndaj tij.

“Të gjitha pyetjet tuaja lidhen me çështje konkrete dhe unë nuk kam koment. Kush është i proceduar ka të drejtë të kundërshtojë në gjykatë dhe ta çojë çështjen edhe në gjykata më të larta”, deklaroi Braho, raporton Demantim News.

Duke folur për pretendimet rreth çështjeve të mundshme që lidhen me kryeministrin Edi Rama, kreu i SPAK-ut u shpreh se çdo akuzë duhet të shoqërohet me prova dhe të paraqitet në institucionet përkatëse.

“Sa u përket ndërhyrjeve të kryeministrit, nëse keni prova, paraqitini në organin kompetent. Ajo që them unë është se të gjithë janë të barabartë para ligjit”, tha Braho.

Ndërkohë, lidhur me hetimet për ndërtimet në Kurbin, ai bëri të ditur se procedimi penal është ende në fazën hetimore dhe nuk dha detaje të tjera për rastin.

Latest from Blog

Go toTop