July 15, 2026
1 min read

Pas dorëzimit të nënshkrimeve, Ferati: Do të bëhet verifikimi i tyre

Pas dorëzimit të nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të LDK-së, ka reaguar sekretari i kësaj partie, Ilir Ferati.

Ai ka bërë të ditur se do të formohet një komision për verifikimin e nënshkrimeve, ndërsa vetëm pas përfundimit të këtij procesi do të bëhet i ditur numri i tyre dhe hapat e mëtejmë, raporton Demantim News.

“Kemi pranuar kërkesën e nënshkruesve dhe bashkangjitur një kopje të nënshkrimeve. Numrin nuk mund ta themi, sepse jemi në proces të verifikimit. Do të krijojmë një komision dhe do t’i verifikojmë. Pas përfundimit të procesit preliminar, do të dalim me një mesazh”, ka deklaruar Ferati.

Më herët, Armend Zemaj dhe Florian Dushi dorëzuan nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të LDK-së, ku kërkohet votimi për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Latest from Blog

Messi, makthi i Anglisë para përballjes së madhe

Lionel Messi vazhdon të jetë figura kryesore e Argjentinës në rrugëtimin drejt një tjetër triumfi në Kupën e Botës. Pas rikthimit dramatik ndaj Egjiptit, ku Argjentina përmbysi rezultatin dhe shënoi tri gola
Go toTop