Lionel Messi vazhdon të jetë figura kryesore e Argjentinës në rrugëtimin drejt një tjetër triumfi në Kupën e Botës.
Pas rikthimit dramatik ndaj Egjiptit, ku Argjentina përmbysi rezultatin dhe shënoi tri gola në minutat e fundit, Messi emocionoi tifozët me reagimin e tij pas kualifikimit, raporton Demantim News.
Sipas gazetarit të BBC Sport, Phil McNulty, Messi mbetet lojtari që Anglia e frikësohet më së shumti para përballjes së radhës.
Edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka vlerësuar kapitenin argjentinas, duke e cilësuar si një lojtar të jashtëzakonshëm dhe lider të padiskutueshëm.
Me përvojën dhe ndikimin e tij në fushë, Messi vazhdon të jetë shpresa kryesore e Argjentinës dhe një nga kërcënimet më të mëdha për çdo kundërshtar.