Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova po shqyrton mundësinë e furnizimit me gaz të lëngëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes bashkëpunimit me Shqipërinë në termocentralin e Vlorës.
Kurti këtë deklaratë e dha gjatë vendosjes së gurthemelit të një parku solar në Rahovec, ku foli edhe për investimet në energji të ripërtëritshme, raporton Demantim News.
Ai tha se Kosova po punon në zgjerimin e kapaciteteve energjetike, përfshirë projektet solare, të erës dhe sistemet e baterive, me synim rritjen e sigurisë energjetike.
Sipas Kurtit, burimet vendore të energjisë janë të rëndësishme për uljen e varësisë nga importi dhe për përballimin e sfidave nga tregjet ndërkombëtare.