Ka ndërruar jetë punëtori i KEK-ut, Milazim Binaku, i cili u lëndua rëndë para pak ditësh gjatë punës në Kosovamont, në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Sindikata e KEK-ut, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.
Binaku, 60-vjeçar, ishte goditur në kokë nga një mjet i fortë derisa ishte duke punuar, pas së cilës ishte dërguar me urgjencë në QKUK dhe ishte trajtuar në kujdesin intensiv.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra.