Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas raportimeve se mes LVV-së dhe LDK-së është arritur një marrëveshje në parim për bashkëqeverisje.
Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka thënë se partia po bën përpjekje maksimale për të gjetur zgjidhje dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.
“Jemi aktivë dhe konstruktivë për takime e bashkëbisedime, të hapur dhe të sinqertë për marrëveshje”, ka deklaruar Manxhuka.
Ndërkohë, raportimet e fundit kanë bërë të ditur se një marrëveshje e mundshme LVV-LDK do të përfshinte tri ministri për LDK-në dhe pozitën e kryeparlamentarit, ndërsa LVV-ja do të kishte përparësinë për postin e presidentit.
Megjithatë, deri tani asnjëra nga partitë nuk ka konfirmuar zyrtarisht një marrëveshje për koalicion.
/Demantim News/