July 16, 2026
1 min read

Pamje të reja nga projekti gjigant në Prizren, reagon Halil Kastrati

Humanisti dhe drejtuesi i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka ndarë pamje të reja nga ecuria e një prej projekteve më të mëdha humanitare në Prizren.

Kompleksi shumëfunksional, i cili po merr formë çdo ditë, do të përfshijë një qendër ditore për të moshuar, bujtinë për studentë, kuzhinë humanitare, amfiteatër dhe selinë qendrore të shoqatës.

“Një ëndërr që po bëhet realitet”, ka shkruar Kastrati, duke falënderuar të gjithë bamirësit për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e këtij misioni.

“Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë”, ka shtuar ai.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop