July 16, 2026
1 min read

LDK në mbledhje, Manaj: Së pari verifikohen nënshkrimet, pastaj merret vendimi

Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbajtur një takim i brendshëm i partisë.

Pas takimit, Shkëmb Manaj ka deklaruar se vendimi për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së do të merret pasi të përfundojë verifikimi i nënshkrimeve.

Ai ka thënë se kjo çështje do të trajtohet me urgjencë, duke pasur parasysh procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Në takim janë parë edhe zyrtarët e LDK-së, Xhafer Tahiri dhe Sokol Haliti.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop