July 16, 2026
1 min read

Ambasada britanike dënon deklaratat e ministres serbe për “spastrimin etnik të Kosovës”

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar deklaratat e ministres serbe Snezana Paunoviq, përfshirë referencat e saj ndaj “spastrimit etnik të Kosovës”, duke i cilësuar si “krejtësisht të papranueshme”.

Në një reagim, ambasada ka thënë se deklarata të tilla rrezikojnë të rihapin ndasitë e së kaluarës dhe të nxisin tensione në rajon.

Sipas ambasadës, liderët politikë duhet ta refuzojnë qartë këtë lloj gjuhe, ndërsa ka theksuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është distancuar nga komentet e ministres.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop