Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se brenda partisë ende nuk është diskutuar për kërkesat për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm dhe iniciativat për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
Quni ka deklaruar se për çdo zhvillim opinioni do të njoftohet me kohë.
“Ende nuk i kemi hapur këto tema, nuk kemi pasur diskutim për këto çështje”, ka thënë ai.
I pyetur për qëndrimin e tij ndaj kërkesave për shkarkimin e Abdixhikut, Quni tha se këtë do ta shprehë në strukturat e LDK-së.
/Demantim News/