Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka organizuar një takim mes përfaqësuesve të bizneseve dhe Doganës së Kosovës, ku u diskutuan sfidat e sektorit privat dhe mundësitë për lehtësimin e tregtisë.
Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka thënë se shqetësimet e bizneseve do të adresohen në përputhje me ligjin, ndërsa ka bërë të ditur se po punohet për krijimin e një zyre të përbashkët doganore me Shqipërinë për të lehtësuar eksportet mes dy vendeve.
Kryetari i DHTIK-së, Skënder Krasniqi, ka kërkuar që institucionet e reja të funksionalizohen sa më shpejt për të trajtuar problemet e bizneseve, duke përmendur si sfidë kryesore edhe çështjen e TVSH-së.
Në takim u diskutuan edhe procedurat doganore, importet e lëndës së parë dhe pengesat me të cilat përballen prodhuesit vendorë.
/Demantim News/