July 16, 2026
1 min read

Marta Kos kritikon Paunoviqin: Nuk e kuptoj si vazhdon të jetë ministre

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka dënuar sërish deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq për “spastrimin etnik” në Kosovë, duke thënë se është e habitshme që ajo vazhdon ta mbajë postin.

Kos e ka cilësuar deklaratën si “tronditëse” dhe ka bërë thirrje që politikanët në vendet kandidate për BE të jenë të vetëdijshëm për peshën e fjalëve të tyre.

Deklarata e Paunoviqit ka shkaktuar reagime të shumta edhe nga Mbretëria e Bashkuar, e cila e ka dënuar gjuhën e përdorur nga ministrja serbe.

/Demantim News/

Latest from Blog

Vdes zyrtari policor, Shefkat Llutfiu

Ka ndërruar jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Shefkat Llutfiu. Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe miqtë e
Go toTop