July 16, 2026
1 min read

Ambasadori i Irlandës viziton Kurtin, ja çfarë u diskutua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës, Ragnar Almqvist, ku u diskutuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zhvillimet aktuale.

Kurti vlerësoi bashkëpunimin me Irlandën dhe kontributin e saj në KFOR dhe EULEX, ndërsa kërkoi mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në takim u diskutua edhe bashkëpunimi kulturor, përfshirë mbështetjen e Irlandës për edicionin e radhës të DokuFest-it në Prizren.

/Demantim News/

Latest from Blog

Vdes zyrtari policor, Shefkat Llutfiu

Ka ndërruar jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Shefkat Llutfiu. Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe miqtë e
Go toTop