Qumështorja “Vita” ka kërkuar sërish publikimin e rezultateve të analizave të mostrave të marra më 2 korrik, duke thënë se ato ende nuk janë bërë publike nga institucionet.
Kompania ka shprehur habi që edhe pas më shumë se dy javësh nuk ka rezultate, duke kërkuar nga Ministria dhe AUV që t’i publikojnë sa më shpejt.
“Fermerët nuk meritojnë heshtje, qytetarët nuk meritojnë paqartësi. Ministri, AUV, qitni rezultatet”, thuhet në reagimin e kompanisë.
/Demantim News/