Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin tragjik në Podujevë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga një objekt.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, rasti është raportuar rreth orës 14:00 në rrugën “Ilir Konushevci”.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po heton rrethanat e rastit.
/Demantim News/