July 16, 2026
1 min read

DHTIK kërkon zgjidhje për problemet e bizneseve në bashkëpunim me Doganën

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka zhvilluar një takim me drejtorin e Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ku u diskutuan sfidat e bizneseve dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit.

Kryetari i Bordit të DHTIK-së, Skënder Krasniqi, kërkoi që institucionet e reja të funksionalizohen sa më shpejt për të adresuar problemet e prodhuesve vendorë, duke përmendur edhe çështjen e TVSH-së si një nga sfidat kryesore.

Ndërsa Llugaliu tha se Dogana është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me bizneset dhe përmendi punën për krijimin e një zyre të përbashkët doganore me Shqipërinë, që synon lehtësimin e eksporteve.

Në takim u diskutuan edhe procedurat doganore, importet dhe sfidat e tjera me të cilat përballen bizneset.

/Demantim News/

Latest from Blog

Vdes zyrtari policor, Shefkat Llutfiu

Ka ndërruar jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Shefkat Llutfiu. Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe miqtë e
Go toTop