Ilir Ferati është deklaruar pas mbledhjes së LDK-së, duke thënë se përgjegjësia për formimin e institucioneve dhe tejkalimin e ngërçit politik i takon partisë që ka marrë më së shumti vota në zgjedhje.
Ai bëri të ditur se LDK-ja aktualisht po merret me çështje procedurale dhe organizimin e kuvendit të partisë.
Ferati theksoi se në LDK nuk ka fitues e humbës, ndërsa tha se asnjë figurë nuk mund të jetë mbi vullnetin e partisë.
“Nuk mendoj se Vetëvendosja ka nevojë të mendojë për punët tona. Ajo është partia fituese, ndërsa kryetari ynë ka deklaruar se i ka pezulluar takimet me ta”, tha Ferati.