Anëtari i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka bërë të ditur se partia po përgatitet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, ndërsa aktualisht po verifikohen nënshkrimet dhe delegatët.
Ai tha se procedurat po zhvillohen me urgjencë për shkak të situatës politike, por theksoi se Kuvendi vështirë se do të mbahet brenda kësaj jave për shkak të përgatitjeve organizative.
Manaj mohoi gjithashtu raportimet për një marrëveshje mes LDK-së dhe LVV-së, duke thënë se një dakordim i tillë nuk ka ekzistuar.
Sipas tij, takimet në selinë e LDK-së janë vetëm takime pune për organizimin e Kuvendit dhe jo mbledhje të organeve të partisë.