July 16, 2026
1 min read

Gjykata Supreme sqaron vendimin për uljen e dënimit ndaj Edmond Lajçit

Gjykata Supreme ka sqaruar se dënimi ndaj Edmond Lajçit është ulur nga burgim i përjetshëm në 30 vjet burg, pasi gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë nuk e kanë zbatuar drejt nenin 41 të Kodit Penal lidhur me shqiptimin e burgimit të përjetshëm.

Sipas Supremes, disa nga rrethanat e konsideruara si veçanërisht rënduese nuk janë mbështetur në prova, ndërsa të tjerat përbëjnë elemente të vetë veprës penale dhe nuk mund të justifikojnë dënimin më të rëndë të paraparë me ligj.

Gjykata theksoi se burgimi i përjetshëm shqiptohet vetëm në raste me rrethana të jashtëzakonshme rënduese. Edmond Lajçi ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella, në prill të vitit 2024 në Pejë. /Demantim News/

Latest from Blog

Vdes zyrtari policor, Shefkat Llutfiu

Ka ndërruar jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Shefkat Llutfiu. Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe miqtë e
Go toTop