July 16, 2026
1 min read

AAK: Zgjidhja ekziston, VV-ja të pranojë planin 6-pikësh për qytetarët

AAK i përgjigjet Manxhukës: Mosshkuarja në zgjedhje evitohet lehtë, pranoni 6-pikëshin tonë

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj deklaratave të Arlind Manxhukës, duke thënë se shmangia e zgjedhjeve të reja është e mundur nëse pranohet oferta 6-pikëshe e AAK-së.

Xhemaili theksoi se që nga 26 qershori nuk ka pasur asnjë reflektim nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë propozim.

“Mosshkuarja në zgjedhje evitohet lehtë. Pranojeni 6-pikëshin tonë për të mirën e qytetarëve”, ka shkruar ai.

Sipas Xhemailit, oferta e AAK-së përfshin çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik, sigurinë kombëtare dhe interesin e përgjithshëm të qytetarëve. /Demantim News/

Latest from Blog

Vdes zyrtari policor, Shefkat Llutfiu

Ka ndërruar jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Shefkat Llutfiu. Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe miqtë e
Go toTop