July 16, 2026
1 min read

Takimi i parë i Kryeprokurorit Gashi me prokurorët, fokus sundimi i ligjit

Kryeprokurori Gashi mban takimin e parë me prokurorët: Profesionalizmi dhe integriteti, kyçe për sundimin e ligjit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka zhvilluar takimin e tij të parë me prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke vënë theksin te bashkëpunimi, profesionalizmi dhe përkushtimi në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore.

Gashi falënderoi prokurorët për angazhimin e tyre dhe theksoi se puna e institucionit duhet të karakterizohet nga profesionalizmi, integriteti, efikasiteti dhe llogaridhënia, me synim forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve.

Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm, duke nënvizuar se rezultatet e pritura mund të arrihen vetëm përmes angazhimit të përbashkët. /Demantim News/

Latest from Blog

Vdes zyrtari policor, Shefkat Llutfiu

Ka ndërruar jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Shefkat Llutfiu. Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe miqtë e
Go toTop