July 16, 2026
1 min read

Monedha “Trump” prezantohet zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë

Zyra e Prerjes së Monedhave në SHBA pritet të prodhojë monedha njëdollarëshe me portretin e presidentit Donald Trump, në kuadër të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Monedha do të ketë në anën tjetër vulën presidenciale me shënimin “250”. Përfshirja e figurave të gjalla në monedhat amerikane është e rrallë, për shkak të kufizimeve ligjore.

Trump kishte nënshkruar më herët një ligj që lejonte emetimin e monedhave për përvjetorin e SHBA-së, ndërsa njoftimi për dizajnin e ri është bërë edhe nga Shtëpia e Bardhë.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop