July 17, 2026
1 min read

Hidrocentralet në Deçan, Ministria përballet me padi për lejet mjedisore

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike, së bashku me organizatat Pishtarët, EcoZ dhe Gjethi, kanë paditur Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet “Deçani” dhe “Belaja”.

Padia është dorëzuar në Gjykatën Administrative në Prishtinë, ku organizatat kërkojnë anulimin e lejeve dhe kthimin e procedurës në fazën e konsultimit publik.

Sipas tyre, procesi nuk ka garantuar pjesëmarrje të plotë të qytetarëve dhe nuk janë marrë parasysh komentet dhe shqetësimet e paraqitura gjatë procedurës. Organizatat pretendojnë se dokumentet dhe informacionet relevante nuk u janë bërë të qasshme publikut në kohën e duhur.

Ato kërkojnë që Ministria të zhvillojë një proces të ri transparent, duke siguruar përfshirjen e qytetarëve para marrjes së vendimeve për projektet mjedisore, raporton /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop