July 17, 2026
1 min read

Rrezikuan jetën në det, Policia shqiptare shpëton 11 emigrantë

Policia Kufitare e Shqipërisë ka zhvilluar një operacion shpëtimi në orët e para të mëngjesit, pasi një mjet i vogël lundrues me 11 emigrantë në bord u raportua në rrezik rreth 8 milje larg grykëderdhjes së lumit Vjosë.

Me dy mjete lundruese, policia arriti të lokalizojë mjetin dhe të shpëtojë të gjithë personat. Emigrantët, shtetas nga Haiti, Afganistani, Liberia, Pakistani dhe Bangladeshi, janë dërguar në Vlorë, ku po kryhen procedurat përkatëse.

Ende nuk dihet destinacioni i tyre dhe nëse kishin tentuar kalimin drejt Italisë. Rrethanat pritet të sqarohen gjatë hetimeve, raporton /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop