Kanye West është shfaqur në Los Angeles së bashku me bashkëshorten Bianca Censori dhe vajzën e tij North West, gjatë një daljeje për blerje në një butik luksoz.
Vëmendje mori paraqitja e North, vajzës së Kanye dhe Kim Kardashian, e cila u shfaq me një paruke ngjyrë bruz, syze të mëdha dhe një stil të veçantë veshjeje.
Paraqitja e saj ka ngjallur reagime në mediat amerikane, të cilat së fundmi kanë raportuar për vëmendjen e madhe rreth stilit të saj publik, raporton /Demantim News/.