July 17, 2026
1 min read

Ariana Musliu-Shoshi kritikon Kurtin: Kosova në izolim, Serbia forcon raportet me SHBA-në

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për politikën e jashtme, duke pretenduar se janë dëmtuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo tha se Serbia po nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, ndërsa Kosovës po i vendosen kushte për një proces të tillë.

Sipas Musliu-Shoshit, kjo situatë është pasojë e politikave të qeverisë, për të cilën kërkoi përgjegjësi dhe rikthim të besimit me partnerët ndërkombëtarë, raporton /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop