Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mbrojtur emërimin e Arian Gashit në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, duke hedhur poshtë pretendimet për afërsi të tij me Lëvizjen Vetëvendosje.
Haxhiu tha se Gashi ka përvojë në sistemin prokurorial dhe se akuzat për lidhje politike janë të pabaza dhe synojnë dëmtimin e procesit të emërimit.
Ajo i uroi sukses kryeprokurorit të ri dhe tha se pret nga ai angazhim në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe ruajtjen e integritetit të institucioneve, raporton /Demantim News/.