July 17, 2026
1 min read

VV në Prishtinë dërgon në Supreme vendimin për rritjen e çmimit të biletave nga Rama

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë dorëzuar padi në Gjykatën Supreme kundër vendimit të kryetarit të komunës për rritjen e çmimit të biletave të transportit publik.

Përmes padisë, ata kanë kërkuar anulimin e vendimit dhe pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të tij deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Sipas VV-së, kryetari i komunës nuk ka kompetencë ligjore për caktimin e çmimeve të biletave, pasi kjo kompetencë i takon Kuvendit Komunal. Po ashtu, ata pretendojnë se vendimi krijon trajtim të pabarabartë për qytetarët dhe është marrë pa respektuar procedurat ligjore.

Gjykatës Supreme i është kërkuar të vlerësojë ligjshmërinë e vendimit dhe të vendosë për pezullimin e tij deri në përfundim të procesit gjyqësor. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop