July 17, 2026
1 min read

SHBA me mesazh për Kosovën, Hovenier kërkon veprime për të mos humbur besimin

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se mungesa e institucioneve stabile dhe ngërçi politik po dëmtojnë pozitën e Kosovës në raport me SHBA-në dhe partnerët ndërkombëtarë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hovenier tha se Kosova nuk mund të ecë përpara me prioritetet e saj kryesore pa një qeveri funksionale, duke përmendur si pasoja edhe pezullimin e Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, Prishtina duhet të ndërmarrë hapa në çështjet e energjisë dhe trajtimin e komunitetit serb, në mënyrë që të rikthejë besimin e Uashingtonit.

“Vëmendja e Uashingtonit nuk është e pafundme. Është e rëndësishme të shfrytëzohen mundësitë dhe të gjenden fusha të përbashkëta bashkëpunimi”, u shpreh Hovenier.

Ai theksoi se përgjegjësia për situatën aktuale duhet të ndahet mes aktorëve politikë dhe bëri thirrje për krijimin e institucioneve stabile që do t’i mundësonin Kosovës të avancojë në proceset euroatlantike. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop