July 17, 2026
1 min read

Vetura përfshihet nga flakët në Mati 1, pronarja kërkon zbardhjen e rastit

Një qytetare me inicialet A.GJ. ka bërë të ditur se vetura e saj është djegur mëngjesin e 15 korrikut në garazhin e një objekti banesor në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Ajo ka deklaruar se motivet e rastit ende nuk dihen, ndërsa pretendon se i njëjti person kishte tentuar më herët t’i vinte flakën edhe ashensorit të objektit.

Sipas saj, banorët janë ndier të rrezikuar dhe kërkon që rasti të hetohet plotësisht, duke kërkuar përgjegjësi nga autori i dyshuar dhe institucionet për çdo mosveprim të mundshëm. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop