Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet Xh.Sh., i dyshuar për tri vepra penale: “Dhunim”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka detyruar atë të kryejë veprime seksuale pa pëlqim.
Po ashtu, ai akuzohet për posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit, të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë hetimeve.
Prokurori ka kërkuar nga gjykata që, pas shqyrtimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Demantim News/