July 17, 2026
1 min read

20 zyrtarë serbë ndryshojnë qëndrim, tërheqin dorëheqjet nga Prokuroria e Mitrovicës

Pesë prokurorë dhe 15 zyrtarë të stafit mbështetës nga komuniteti serb kanë tërhequr dorëheqjet e paralajmëruara më herët në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, i cili tha se KPK ka pranuar rreth 20 njoftime për tërheqjen e dorëheqjeve.

Sipas tij, njoftimet janë dërguar nga prokurorë dhe staf administrativ i kësaj prokurorie, duke konfirmuar rikthimin e tyre pas vendimit të mëparshëm për largim. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop