July 17, 2026
1 min read

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikim elektronik dhe shërbime të besuara

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik, me qëllim lehtësimin e shërbimeve digjitale mes dy vendeve.

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, tha se marrëveshja është një hap i rëndësishëm në transformimin digjital dhe integrimin evropian të Kosovës.

Sipas tij, marrëveshja do t’u mundësojë qytetarëve dhe bizneseve qasje më të lehtë në shërbime elektronike përtej kufijve.

Edhe ministri i Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, e vlerësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop