July 17, 2026
1 min read

Ministrja serbe nuk tërhiqet: “Duhej të thosha deportim”, sulmon ashpër Sveçlën

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka deklaruar se në vend të shprehjes “spastrim etnik” ndoshta duhej të përdorte termin “deportim”, pas reagimeve të shumta ndaj deklaratës së saj.

Në një intervistë për TV Prva, ajo tha se termi i përdorur ishte një “rrëshqitje”, por pretendoi se njerëzit e kuptojnë se për çfarë ka folur.

Paunoviç ka thënë se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje për këtë çështje, përveç nëse këtë ia kërkon shumica e qytetarëve serbë.

Gjatë intervistës, ajo ka sulmuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, duke e quajtur “terrorist”. Ajo pretendoi se Sveçla ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bëri akuza të rënda ndaj tij lidhur me periudhën e luftës.

“Ai ka qenë luftëtar i njohur i UÇK-së terroriste dhe ka vrarë e ka zbrazur rajonin e Dukagjinit etnikisht. Ka qenë pjesë e forcave që kanë kidnapuar njerëz, i kanë dërguar në Shtëpinë e Verdhë dhe u kanë nxjerrë organet”, ka deklaruar Paunoviç.

Deklaratat e saj kanë shkaktuar reagime, pasi ajo ka vazhduar me kritika ndaj institucioneve dhe zyrtarëve të Kosovës. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop