Avokati Gent Gjini ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministres serbe Snezana Paunoviq, pas deklaratave të saj lidhur me “spastrimin etnik” në Kosovë.
Gjini ka kërkuar që në këtë rast të përfshihet edhe faktori ndërkombëtar dhe të iniciohet procedura për lëshimin e një fletëarresti ndërkombëtar ndaj saj.
Sipas tij, deklaratat e ministres serbe përbëjnë shqetësim serioz për sigurinë dhe duhet të trajtohen edhe nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë NATO-n dhe Interpolin.
Ai ka thënë se Paunoviq, duke qenë pjesë e Qeverisë së Serbisë, duhet të mbajë përgjegjësi për deklaratat e saj. /Demantim News/