Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave me inicialet A.H., L.D., M.D., Q.E., A.G. dhe F.O., nën dyshimin për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar.
Të pandehurit akuzohen edhe për veprime përgatitore për vrasje të rëndë, detyrim, zjarrvënie, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe mbetet në shqyrtim, ndërsa të pandehurit gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar gjyqësor. /Demantim News/