Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Doberllukë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
/Demantim News/