July 18, 2026
1 min read

Komuna e Podujevës me kompjuterë të rinj, kontrata kap vlerën e afro 10 mijë eurove

Komuna e Podujevës ka finalizuar furnizimin me pajisje të reja kompjuterike, për të cilat ka ndarë afro 10 mijë euro nga buxheti i saj.

Për këtë aktivitet të prokurimit, vlera e parashikuar e kontratës ishte 10 mijë euro, ndërsa oferta fituese kap vlerën prej 9,693.83 euro, duke qenë më e ulëta ndër ofertat e përgjegjshme.

Kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë STORM ICT L.L.C. dhe Safebit L.L.C., pas një procedure ku morën pjesë gjithsej gjashtë operatorë ekonomikë.

Sipas dokumenteve zyrtare, kontrata është nënshkruar më 15 korrik 2026, ndërsa njoftimi për dhënien e saj është publikuar dy ditë më herët, më 13 korrik.

Ky furnizim do të financohet nga mjetet vetanake të komunës dhe Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, ndërsa kontrata nuk parasheh angazhimin e nënkontraktorëve.

Latest from Blog

Go toTop