July 18, 2026
1 min read

Nafta godet sërish xhepat e qytetarëve, MINT publikon çmimet e reja

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë pësuar sërish ndryshime, me naftën që është shtrenjtuar në listën e re të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT).

Sipas çmimeve maksimale të lejuara për tregtimin e derivateve, të vlefshme për 18 korrik 2026, një litër naftë do të kushtojë deri në 1.63 euro, ndërsa benzina deri në 1.45 euro për litër. Çmimi i gazit është përcaktuar në 0.60 euro për litër.

Krahasuar me ditën paraprake, nafta është rritur për 3 centë, ndërsa benzina për 2 centë. Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.

Vendimi i MINT-it për çmimet e reja hyn në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejë për periudhën e përcaktuar nga ministria.

Rritja e çmimeve të karburanteve vazhdon të jetë shqetësim për qytetarët dhe bizneset, pasi ndikimi i saj reflektohet edhe në koston e transportit dhe çmimet e produkteve të tjera.

Latest from Blog

Go toTop