July 20, 2026
1 min read

Mitrovica në alarm, Prokuroria kërkon paraburgim pas therjes me thikë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj B.R., i dyshuar për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari më 18 korrik ka sulmuar me thikë personin me inicialet B.M., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në kokë, në pjesën e majtë të brinjëve dhe prapa kraharorit.

I lënduari po vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të QKUK-së, ndërsa i dyshuari ndodhet në ndalim me vendim të prokurorit.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, raporton /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop