Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për humbjen tragjike të tre qytetarëve nga Vushtrria, të cilët humbën jetën në një aksident afër Bllacës.
Përmes një reagimi në Facebook, Haxhiu tha se është pikëlluar nga vdekja e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, duke shprehur ngushëllime për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre.
Ajo tha se udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre tragjikisht pak kilometra larg Kosovës, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjet dhe komunitetin.
“Jemi pranë jush dhe ndajmë dhimbjen tuaj. U prehshin në paqe”, ka shkruar Haxhiu, raporton /Demantim News/.