July 20, 2026
1 min read

Fjalimi i parë i Gashit si Kryeprokuror: Do të ketë përgjegjësi për keqpërdoruesit

Kryeprokurori i ri i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka mbajtur fjalimin e tij të parë para prokurorëve pas marrjes së detyrës nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Gashi tha se do të jetë i përkushtuar në mbështetjen e prokurorëve që punojnë me profesionalizëm, integritet dhe paanshmëri, ndërsa paralajmëroi se nuk do të tolerohen keqpërdorimet e pozitës.

“Si Kryeprokuror i Shtetit do të mbështes secilin prokuror që ushtron detyrën me profesionalizëm, integritet dhe guxim. Nuk do të lejohet askush që ta keqpërdorë autoritetin që i jep ligji”, deklaroi Gashi.

Ai theksoi se puna dhe rezultatet do të jenë baza e udhëheqjes së tij, duke kërkuar hetime më profesionale dhe më efikase, veçanërisht në rastet e korrupsionit.

Sipas tij, besimi në sistemin prokurorial ndërtohet përmes veprimeve konkrete dhe jo vetëm përmes deklaratave, raporton /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop