Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 517 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 23 patentë shoferë, me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik.
Sipas të dhënave të Policisë, nga 13 deri më 19 korrik 2026 në rajonin e Ferizajt janë regjistruar 48 aksidente, prej tyre 14 me lëndime, ku 22 persona kanë pësuar lëndime, ndërsa 34 raste kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Policia ka bërë apel te shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes më të madh në rrugë, raporton /Demantim News/.