July 20, 2026
1 min read

Vezë me emrat e deputetëve në protestën para Kuvendit të Shqipërisë

Para nisjes së seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, dhjetëra protestues janë mbledhur para objektit të institucionit, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj politikës.

Protestuesit kanë brohoritur “Parlament i krimit” dhe “Rama jep dorëheqjen”, ndërsa disa prej tyre kanë sjellë vezë të personalizuara me emrat e deputetëve.

Ata kanë deklaruar se këtë herë kanë ndryshuar formën e protestës dhe nuk synojnë t’i hedhin vezët, por t’ua dorëzojnë deputetëve si mesazh simbolik.

Policia ka ndërhyrë duke i zhvendosur protestuesit nga zona pranë Kuvendit dhe ka bllokuar hapësirat përreth për të shmangur incidente, raporton /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop