Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllime për familjet e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë.
Qehaja bëri të ditur se Ambasada e Kosovës është në kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, Policinë e Kosovës dhe familjarët e viktimave për trajtimin e rastit.
Ai njoftoi se trupat e pajetë do të transportohen në Kosovë pas përfundimit të procedurave nga autoritetet përkatëse. /Demantim News/