Në Gjykatën Themelore në Drenas ka nisur seanca gjyqësore ndaj Eqrem Avdullahut nga Rahoveci, i akuzuar për veprën penale “kanosje” ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Sipas Prokurorisë, Avdullahu më 3 qershor 2026, përmes një komenti në rrjetin social Facebook, e kishte kanosur Gucatin, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri.
Në aktakuzë thuhet se komenti ishte bërë në një postim në Facebook ku ishte publikuar fotografia e Gucatit, ndërsa Prokuroria pretendon se përmbajtja e komentit përbën kanosje serioze. /Demantim News/